Sërish shpërthim në Turqi, vriten 7 ushtarakë
Të paktën 7 ushtarakë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që goditi një autokolonë ushtarake në juglindje të Turqisë, në një autostradë që lidh Dijabarkirin me Bingolin.
Ky është sulmi i dytë brenda dy ditëve në Turqi, pas atij që ndodhi në Ankara pasditen e djeshme.
Teksa sulmi në Ankara la 28 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur, pasi një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.
Nga ana e tij, Presidenti Taip Erdogan duke dënuar ashpër shpërthimin, tha se Turqia është e vendosur që të luftojë çdo akt terrorist që sipas tij cënon unitetin, sigurinë dhe të ardhmen e shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

