Sfida e vështrimit …
“Obama i dha Putinit vështrimin e vdekjes …” shkruan “Daily Mail”, teksa komenton sesi presidenti amerikan ia ngulte sytë homologut rus në kuadrin e takimit të G20-ës.
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin u takuan gjatë samitit të G20 në Kinë, por nuk ranë dakord për një zgjidhje sa i përket luftës civile në Siri.
Uashingtoni dhe Moska mbështesin palët e kundërta në konfliktin që ka shkaktuar mbi 300 mijë viktima.
Dy liderët pranuan që të vazhdojnë negociatat, por vështrimi i tyre në nisje të këtij takimi i thotë të gjitha.
KOHA JONË SONDAZH

