Shanë serbët në festimet për kombëtaren, arrestohen 10 shqiptarë

 

Janë arrestuar 10 shqiptarë në Bujanoc, pas brohoritjeve kundër serbëve.

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se janë arrestuar 10 shqiptarë në Bujanoc, pasi kanë përcjellë mesazhe kundër serbëve.

“Kjo është shumë themelore, ne nuk mund të lejojmë dikë që të fyejë Serbinë. Kundër tyre do të ngrihn akuza për nxitje racore, ndërfetare, kombëtare dhe të intolerancës”, tha Stefanoviç, shkruan 'Kurir.rs'.

Kjo media serbe shkruan gjithashtu se shumë shqiptarë gjatë festës së kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian, kanë brohoritur: “Vritni, masakroni serbët që të mos ekzistojnë”.

SHKARKO APP