SHBA: 1 mijë policë pushohen nga puna për krime seksuale
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur masa të forta sigurie ndaj oficerëve të policisë, të cilët gjatë viteve të fundit kanë abuzuar me detyrën.
Mbi 1 mijë oficerë gjatë vitit të fundit në SHBA kanë humbur liçencën dhe të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre, për shkak se kanë abuzuar me qytetarët.
Rastet më flagrante janë ato të oficerëve të cilët gjatë kryerjes së detyrës kanë abuzuar seksualisht me viktimën, ose në rastin më të keq kanë përdhunuar femrat që kanë pasur nën mbrojtje.
Gjithashtu, një pjesë e oficerëve të policisë kanë humbur vendin e punës edhe për shkak të dhunës që kanë ushtruar gjatë arrestimit të keqbërësve.
Gjatë vitev të fundit në SHBA, ka pasur shumë protesta lidhur me mënyrën si vepron policia, ku në jo pak raste për shkak të dhunës policore të arrestuarit kanë humbur dhe jetën.