SHBA, 234 gra shtatzëna me virusin Zika
Zyrtarët e shëndetësisë thanë se të paktën 234 gra janë infektuar me virusin Zika gjatë kontrolleve të shtatzënisë në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk bëri të ditur asnjë informacion por ata kanë thënë se deri në gjashtë raste me anomali të tillë, është raportuar në New York Times. Tre foshnja vdiqën para lindjes dhe tre të tjerë janë të lindur me defekte.
Zyrtarët e CDC thonë se nuk mund të zbulojnë informatat në lidhje me shtatzënitë, duke përmendur shqetësimet konfidenciale por do të vazhdojnë të japin informacion në lidhje me lindje që do ndodhin.
“Ne jemi në një situatë të vështirë”,- tha Dr Denise Jamieson, i cili kryeson ekipin e mjekëve të specializuar. “Ne nuk mund të sigurojë më shumë informacion në lidhje me gratë shtatzëna. Ne nuk duam të japim pa dashje informacione rreth vendimeve të vështira që këto gra kanë në lidhje me shtatzënitë e tyre”.
CDC kishte raportuar nëntë raste kur gratë shtatzëna janë të infektuar me Zika në shkurt. Raporti përfshin territore, të tilla si Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të SHBA, e cila kishte 189 raste të Zika, të lidhura me shtatzënitë në SHBA. Një fakt “shqetësues” është aspekt i rasteve në raport, tha Dr Jamieson sepse gratë që kanë lindur foshnje me simptomë të Zika, janë pjesë e një bashkësinë të 80 për qind e njerëzve që kanë virusin.
Burimi: Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

