Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA bën hapin e madh pas, tërhiqet nga traktati i forcave bërthamore

Bota E premte, 2 Gusht 2019 20:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën të premten nga traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), pasi Moska refuzoi të shkatërrojnë raketat e reja të prodhuara prej saj, për të cilat NATO-ja thotë se shkelin paktin.

“Rusia nuk arriti t’i rikthehej pajtueshmërisë së plotë e të verifikueshme përmes shkatërrimit të sistemit të ri të raketave që nisen nga toka (SSC-8 ose 9M729), me rreze të mesme veprimi” tha në një deklaratë sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 3 minutash
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 5 minutash
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 2 orësh

“Përgjegjësia për prishjen e traktatit është vetëm e Rusisë”, shtoi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti Pompeo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara: “nuk do të jenë palë e një traktati që është shkelur qëllimisht nga Rusia. Mosrespektimi nga Moska e kushteve të këtij pakti rrezikon interesat kryesore të SHBA-së pasi prodhimi dhe dislokimi i një sistemi raketash që shkel traktatin, paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë”.

Të enjten, presidenti amerikan Donald Trump tha se shpresonte në arritjen e një marrëveshjeje të re për të zëvendësuar paktin historik të periudhës së Luftës së Ftohtë.

“Rusia kërkon të bëjë diçka me traktatin bërthamor dhe unë nuk kam kundërshtim. Ata do të donin të bënin diçka dhe unë gjithashtu”, tha zoti Trump duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës të enjten pasdite.

Por duke folur në ambjentet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë përpara se të hipte në helikopterin presidencial zoti Trump tha se “nuk kishte diskutuar rreth traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi” gjatë një bisede që kishte pasur një ditë më parë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë deklaratës së tij zoti Pompeo i bëri thirrje Rusisë dhe Kinës “t’i bashkohen mundësisë për të dhënë rezultate reale në fushën e sigurisë për vendet e tyre dhe për të gjithë botën”.

Me skadimin e traktatit, bota humbet “një mekanizëm të paçmueshëm që frenon luftën bërthamore”, u tha gazetarëve të enjten Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. “Kjo ka të ngjarë të rrisë dhe jo të zvogëlojë kërcënimin që paraqesin raketat balistike”, tha ai.

Për muaj të tërë zyrtarët amerikanë kanë shprehur pakënaqësinë që Rusia nuk i dëgjoi thirrjet e zyrtarëve në Uashington dhe në Evropë për t’i dhënë fund shkeljes së traktatit.

Zyrtarët rusë pretendojnë se ata i kanë respektuar rreptësisht kushtet e traktatit dhe nuk kanë lejuar shkelje.

Një muaj më parë Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin që pezullonte pjesëmarrjen e vendit të tij në traktat, pesë muaj pasi administrata Trump ndërmori një hap të ngjashëm.

Pakti ka qenë një shtyllë për sigurinë evropiane për më shumë se 30 vjet. Ai ndalon prodhimin dhe dislokimin e raketave bërthamore me rreze veprimi prej 500 në 5,500 kilometra. Udhëheqësit evropianë, duke iu frikësuar një gare të re armatimi me prishjen e traktatit, i kanë bërë thirrje Uashingtonit dhe Moskës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në përpjekje për ta ruajtur atë.

Marrëveshja e vitit 1987 u nënshkrua nga Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev. Falë saj, dy vendet u angazhuan të eleminojnë arsenalin e raketave me rreze të mesme veprimi. /VOA

Etiketat e lidhura

shbatraktati i forcave bërthamore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 3 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 5 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 8 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 23 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.