SHBA, e infektuar me COVID-19 bie në koma, gruaja sjell në jetë fëmijën e saj
Një grua nga Washington, SHBA tregon për herë të parë historinë e saj të infektimit me COVID-19 dhe si solli në jetë vajzën ndërkohë që ishte në koma për shkak të ilaçeve të marra.
Tani ajo është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë por vogëlushja e saj do të qëndrojë ende në spital pasi ka lindur para kohe. Fatmirësisht vajza nuk është e infektuar nga COVID-19.
Angela Primachenko ka treguar se pasi rezultoi pozitive me koronavirus u shtrua në spital ku qëndroi disa javë.
“ Kur u zgjova nga koma nuk e dija se ku ndodhesha, nuk e kisha më barkun tim të madh, nuk e dija ku ndodhej fëmija im, isha e izoluar, as bashkëshortin nuk e takoja dot”- ka treguar Angela.
“Një vizitë e thjeshtë në spital kthehet në një kalvar të gjatë vuajtjesh. Kam qenë 17 ditë duke luftuar me COVID-19 për vetë dhe për fëmijën tim. Gjithçka nisi me një kollë, e cila në fillim ishte e lehtë, pastaj vështirësohej më shumë e më vonë sa nuk merrja dot frymë natën”-vijon më te rrëfimin e saj.
Më pas ajo u shtua në spital dhe përfundoi në terapi intensive. Pak kohë më vonë Angela ra në koma për shkak të ilaçeve të marra. Për këtë arsye asaj iu bë operacion çezarian në javën e 34 të shtatzënisë për të lindur fëmijën e cila ishtë një vajzë dhe e quajtën, Ava.
Lindja shkoi në rregull tregon gruaja por vajza e saj është ende në spital e monitoruar gjatë gjithë kohës nga mjekët. Ajo nuk mund ta shoh ende vogëlushen e saj sepse nuk është shëruar ende plotësisht ga COVID-19.
Angela ka bërë një test që rezultoi negative, por pasi të bëjë dhe testin e dytë do të shkojë të Ava e saj.