SHBA feston mes Covid-19, protesta kundër racizmit në Ditën e Pavarësisë

Amerikanët e festuan Ditën e Pavarësisë në një kohë të trazuar. Mijëra vetë u mblodhën në Uashington për të parë spektaklin me fishekzjarrë por paralelisht shumë të tjerë protestuan kundër racizmit.

Policia rrethoi turmat deri në shpërndarjen e protestuesve, të cilën dogjën edhe simbole të presidentit Trump që mbaheshin nga mbështetës të tij.

Reagimet pasuan deklaratat e Trump në fjalimin e tij në malin “Rushmore”, ku kritikoi “turmat e zemëruara”, siç i quajti ai, pas tentativave për të shkatërruar statujat e liderëve të Konfederatës dhe figurave të tjera historike.

Trump paralajmëroi se do të krijojë “Gardën Kombëtare të Heronjve amerikanë”, por pa dhënë detaje”. Tubimet e mbajtura në festën e Pavarësisë shqetësuan autoritet shëndetësore, për shkak të mos respektimit të masave anti-Covid.

SHKARKO APP