SHBA, Guterres: Vetëm një vaksinë do ta rikthente botën në normalitet

Kundër COVID-19 një vaksinë e sigurt dhe efikase mund të jetë mjeti i vetëm që do të rikthente botën në normalitet, theksoi sekretari i i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke shpresuar për këtë para fundit të vitit.

Një vaksinë e tillë do të shpëtonte miliona jetë dhe shumë miliarda dollarë”, shtoi ai gjatë një videokonference me pesëdhjetë vende afrikane anëtare të Organizatës. Ai kërkoi një përshpejtim të zhvillimit të vaksinë dhe mundësinë e përdorimit për të gjithë. Ajo duhet të jetë universale dhe të lejojë që pandemia të kontrollohet.

“Ne kemi nevojë për një përpjekje ambicioze për të garantuar (…) një qasje të harmonizuar, të integruar dhe të optimizuar në mënyrë që të maksimizojmë shpejtësinë dhe shkallën e nevojshme për zhvillimin universal të një vaksine të tillë deri në fund të vitit 2020” , nënvizoi ai.

Antonio Guterres theksoi se thirrja e tij më 25 Mars për dy miliardë dollarë në donacione për një plan të gjerë humanitar nga OKB në përgjigje të pandemisë deri më tani kishte mbledhur rreth 20% të kësaj shume.

SHKARKO APP