SHBA i kthen Rusisë dokumentat e vjedhura historike
Autoritetet amerikane kanë kthyer në Rusi 28 dokumente të rëndësishme historike që datojnë nga shekujt 18 dhe 20, të cilët gjatë viteve ’90 kanë qenë të vjedhura nga disa arkivat ruse.
Kthimi i dokumenteve të mbajtura, u bë në një ceremoni të mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Moskë. Ndër dokumentet kishte disa karta perandorake që datojnë nga shekulli i 18’të, dokumentet nga mbretërimi i Josef Stalinit dhe objekte të tjera me vlerë.
Ka edhe dokumente që janë nënshkruar nga perandorët si Pjetri i Madh I, atëherë dekreti origjinal i Komisariatit Popullore të Mbrojtjes të Bashkimit Sovjetik, i cili është nënshkruar nga Joseph Stalin, si dhe 17 vizatime nga arkitekti James Chernikov, një përfaqësues i shquar i ndërtimit sovjetik.
I dyshuari kryesor në vjedhjen e tyre është krimineli famëkeq Vladimir Feinberg.
Feinberg, i cili është i njohur si një koleksionist i pasionuar i gjërave antike, kishte vjedhur bashkë me bashkëpunëtorët e tij 700 autografe të perandorëve rusë, vlera e të cilave është vlerësuar në ankand për 24 milionë dollarë.
Feinberg në vitin 1996 iku në Izrael, ku ai jeton ende atje dhe çdo përpjekje nga autoritetet ruse për ta arrestuar atë, ishin të pasuksesshme.
KOHA JONË SONDAZH

