SHBA intensifikon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme mes tensioneve me Iranin, gati të dërgojë 3 mijë trupa

Pentagoni po planifikon dërgimin e rreth 3,000 trupave shtesë në Lindjen e Mesme, një lëvizje që reflekton rritjen e shqetësimeve për sigurinë në rajon. Sipas burimeve të Wall Street Journal, një urdhër zyrtar për dislokimin e trupave mund të miratohet brenda orëve të ardhshme.

Trupat e dërguar do të jenë pjesë e Divizionit të 82-të Ajror, njësia elitare amerikane e specializuar për ndërhyrje të shpejta në zonat e konfliktit. Ky përforcim synon t’i japë Presidentit Donald Trump mundësi të zgjedhjes strategjike, duke i lënë hapësirë për veprime të ndryshme nëse tensionet me Iranin përshkallëzohen.

Analistët e sigurisë e vlerësojnë këtë si një sinjal të qartë të gatishmërisë ushtarake të SHBA-së, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse ky vendim do të shoqërohet me veprime konkrete apo do të funksionojë kryesisht si presion strategjik ndaj Teheranit. Ky lëvizje tregon një rritje të kompleksitetit të situatës në Lindjen e Mesme, ku çdo lëvizje ushtarake mund të ketë ndikime të menjëhershme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?