SHBA – James Holmes dënohet me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi me kusht

Një juri në Shtetin amerikan të Kolorados kërkon t’ia heqë dënimin me vdekje autorit 27-vjeçar i cili vrau 12 persona në një kinema në Aurora, pasi prokurorët kishin kërkuar dënim me vdekje.
“Nuk kemi marrë ende një vendim unanim pasi mbetemi në pritje që Gjykata të paqesë dënimin me vdekje pa lehtësime për lirimin me kusht për Xhejms Holmes, deklaroi një nga anëtarët e jurisë.
Mbrojtja e Holmes edhe njëherë paraqiti fakte që, sipas tyre, dëshmojnë se ai në momentin e kryerjes së vrasjeve kishte probleme mendore.
Mirëpo, ashtu si prokurorët, edhe juria hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes, duke thënë se pavarësisht gjendjes mendore, ai është përgjegjës për vrasjet.
Nëse juria do të kishte qenë anonime, ai mund të ishte dënuar me vdekje.
Në muajin korrik, Holmes u shpall fajtor për 164 akuza për vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykimi i tij zgjati 49 ditë, ndërsa dëshmuan mbi 250 dëshmitarë.

SHKARKO APP