SHBA, jep dorëheqjen polici që qëlloi mbi adoleshentin me ngjyrë

Duke sqaruar në letrën e tij të dorëheqjes se nuk donte që punësimi i tij të rrezikonte sigurinë e policëve të tjerë e të banorëve të qytetit dhe se shpreson që dorëheqja e tij të nxisë mbylljen e plagëve brenda komunitetit.

Sakaq, polici Darren Uilson figuron se ishte me leje të detyruar që nga koha kur ai qëlloi për vdekje 18-vjeçarin Michael Broun në gusht të këtij viti në Ferguson.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë i Fergusonit, James Knoëles tha në një konferencë për shtyp se as ai dhe as shefi i policisë nuk i kanë kërkuar Uilsonit që të jepte dorëheqjen, duke shtuar edhe se ai nuk do të marrë kompensim financiar për shkëputjen nga puna.

Për të përfunduar se autoritetet lokale po punojnë me intensitet për të mbledhur burimet për të rregulluar dëmet nga protestat dhe plaçkitjet pas vendimit të jurisë për të mos ngritur akuza ndaj Uilsonit për vrasjen e të riut Broun.

SHKARKO APP