SHBA: Kemi vrarë 10 mijë militantë të ISIS

 

SHBA bëri të ditur se ka vrarë më shumë se 10 mijë militantë të Shtetit Islamik, që kur koalicioni ndërkombëtar nisi fushatën kundër grupit militant në Irak dhe Siri.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëssekretari i Shtetit, Antony Blinken, në një intervistë radiofonike.

Ai tha se ka pasur shumë humbje në radhët e ISIS.

Megjithatë ai shtoi se Shteti Islamik mbetet elastik dhe i aftë për të marrë iniciativën.

Ai foli gjatë një takimi të koalicionit në Paris, për të diskutuar strategjinë e tij në Irak.

SHKARKO APP