SHBA: Koreja e Veriut po prodhon raketa të fuqishme
Koreja e Veriut së shpejti mund të ketë plutonium të mjaftueshëm për armë bërthamore, kjo pas rinisjes së punës në një nga reaktorët e saj, thotë shefi i zbulimit amerikan, James Clapper.
Ai gjithashtu tha se Pheniani kishte ndërmarrë hapa konkrete në drejtim të zhvillimit të një sistemi të raketave balistike, brenda kontinentit.
Lajmi vjen pak ditë pasi veriu kishte nisur një raketë me rreze të gjatë, e cila sipas kritikëve është një provë e teknologjisë së raketave të ndaluara.
Shtatorin e kaluar, Pheniani tha se objektivi bërthamor kryesor i tyre në Yongbyon ka rifilluar operacionet normale.
Reaktori nuk ka qenë burim i plutoniumit për programin e saj të armëve bërthamore. Korea e Veriut ka kryer testin e katërt bërthamor në janar, shkruan BBC.
Sidorela Lepri
KOHA JONË SONDAZH

