SHBA/ Mbi 30 mijë viktima nga Covid-19 në 13 ditët e para të dhjetorit

Më shumë se 30,000 persona në SHBA kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 vetëm në 13 ditët e para të dhjetorit.

Të dhënat janë mbledhur dhe analizuar nga qendra e Universitetit Johns Hopkins. Që nga data 1 deri më 13 dhjetor humbën jetën 30,102 të sëmurë me Covid, ndërsa totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 298,147.

SHBA ka regjistruar shifra të tilla, për të njëjtën periudhë kohore edhe në nëntor, maj dhe prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse, numri i të infektuarve ka shkuar tashmë në 16,6 milionë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?