SHBA merr vendimin e rëndësishëm: Këta emigrantë nuk do të përfitojnë më azil

SHBA nuk do të pranojë më viktimat e abuzimit në familje dhe as ato të dhunës së bandave, të cilat aplikojnë për azil në Amerikë.

Kështu ka deklaruar prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, i cili ka vendosur që viktimat e sipërpërmendura të mos kualifikohen më për azil në SHBA.

Jo vetëm kaq, por vendimi i Sessions e shfuqizon një vendim të vitit 2016 që i ka dhënë azil një gruaje nga El Salvadori, e cila është përdhunuar dhe abuzuar nga bashkëshorti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sessions tha: Pretendimet nga të huajt, që kanë të bëjnë me dhunën në familje ose dhunën e bandave, të kryer nga aktorë joqeveritarë, nuk do të kualifikohen për azil.”
Kjo masë e marrë do të ndikojë në dhjetra aplikime për azil në tokën e ëndrrave. Aktivistët e kanë dënuar këtë vendim të marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Këshillit Amerikan të Imigracionit administrata e Trump nuk duhej t’i kthente shpinën viktimave të dhunës dhe t’i dëbonte ndërsa janë në rrezik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?