Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:52 AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi dhunën dhe pengimin e punës së gazetarëve gjatë protestave të studentëve dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA miraton vaksinën e parë antiCovid-19

Bota E premte, 11 Dhjetor 2020 13:22
SHBA miraton vaksinën e parë antiCovid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bordi i ekspertëve të Administratës amerikane të Medikamenteve dhe Ushqimit (FDA) miratoi përdorimin e vaksinës për koronavirusin e ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech, partner themelues i së cilës është shkencëtari turk Ugur Shahin.

Bordi Këshillues i FDA-së i përbërë nga ekspertë të pavarur, në një votim pas takimit të zhvilluar dje që zgjati gjatë gjithë ditës, me 17 vota pro dhe katër kundër autorizoi FDA-në për përdorimin emergjent të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 3 orësh
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 3 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 5 orësh

Pas këtij miratimi nga bordi rregullator i vendit për vaksinën e parë në vend, FDA pritet të përfundojë procedurën e konfirmimit zyrtar për vaksinën dhe të fillojë sa më parë shpërndarjen në shtete duke filluar që nga sot.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deri në fund të këtij muaji planifikohet shpërndarja e pjesës së parë prej 6,4 milionë doza të vaksinës dhe që të përfshihen në etapën e parë 3 milionë persona për shkak të praktikës për vaksinim me dy doza.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë se përparësia në vaksinim duhet të jetë për punonjësit e shëndetësisë dhe popullatës së moshuar në shtëpitë e kujdesit, por që vendimi përfundimtar për këtë çështje u përket drejtuesve të shteteve.

FDA në një deklaratë më 8 dhjetor, konfirmoi “besueshmërinë dhe efektivitetin” e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech. Duke theksuar se vaksina është efektive 95 për qind dhe se rreth 10 ditë pas dozës së parë të vaksinës është siguruar mbrojte e fortë kundër COVID-19, ishte rekomanduar që vaksina të aplikohej me dy doza 30 miligramëshe me një interval kohor prej 21 ditësh.

Vaksina e Pfizer/BioNTech e cila njihet si BNT162b2 javën e kaluar u miratua në Britani të Madhe dhe këtë të mërkurë në Kanada.

Edhe vaksina kandidate “mRNA-1273” e kompanisë bioteknologjike Moderna me qendër në SHBA do të shqyrtohet në të njëjtën mënyrë më 17 dhjetor nga Bordi i ekspertëve të pavarur të FDA-së.

Etiketat e lidhura

shba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 16 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 50 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?
Para 1 ore

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?

Protesta!
Para 1 ore

Protesta!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.