Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA: Nënsekretari i Mbrojtjes, pozitiv për COVID-19

Bota E premte, 20 Nëntor 2020 18:17
SHBA: Nënsekretari i Mbrojtjes, pozitiv për COVID-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pentagoni konfirmoi se Nënsekretari i Mbrojtjes për Politikat Anthony Tata është prekur nga COVID 19. Sipas Pentagonit, zoti Tata dhe disa persona të tjerë ishin ekspozuar ndaj virusit gjatë takimit me një delegacion lituanez ku përfshihej Ministri i Mbrojtjes Raimundas Karoblis, i cili ka rezultuar pozitiv për COVID.

“Zoti Tata u testua sot dhe ka rezultuar pozitiv për COVID-19 në dy teste të njëpasnjëshme. Ai  do të izolohet në shtëpi për 14 ditët e ardhshme në përputhje me protokollet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve,” thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjurmimi i mëtejshëm i kontakteve po bëhet nga zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes të cilët mund të kenë pasur kontakt me nënsekretarin Tata dhe delegacionin lituanez, thuhej në deklaratë.

CDC-ja, thirrje për të mos udhëtuar për festën e Falenderimeve.

Infeksionet e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara kanë shpërthyer duke iu afruar shifrës 12 milionë. Me 11.7 milion raste deri tani, SHBA ka numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 se kudo tjetër. SHBA ka gjithashtu numrin më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi, me mbi 250 mijë të vdekur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe një aleancë e tre grupeve profesionale mjekësore nxorrën deklarata të enjten, ku u bënin thirrje amerikanëve që të qëndrojnë në shtëpi për Festën e Falënderimeve të javës së ardhshme.

Ata druhen se rastet e koronavirusit dhe vdekjet mund të rriten më shumë nëse amerikanët nuk i ndryshojnë planet e tyre tradicionale për festën.

“Rastet pozitive pikuan pas Ditës së të rënëve, Ditës së Pavarësisë, Ditës së Punëtorëve dhe tani – dy javë pas Halloween- it”, thanë Shoqata Amerikane e Spitaleve, Shoqata Amerikane e Mjekësisë dhe Shoqata Amerikane e Infermierëve në një letër të përbashkët të hapur.

“Rritja rekord që po përjetojmë, po rezulton në një përhapje dhe infeksion të pakontrolluar në komunitet që tashmë ka mbingarkuar sistemet shëndetësore në disa zona dhe në fund të fundit do të konsumojë kapacitetin e sistemit tonë të kujdesit shëndetësor dhe mund të reduktojë burimet e kujdesit në shumë zona të vendit tonë “.

Deklarata e CDC-së u bëri thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë për të parë familjarët e tyre dhe të “festojnë në shtëpi me njerëzit me të cilët jetojnë.”

Deklarata e CDC-së erdhi vetëm një javë para Ditës së Falënderimeve dhe pasi shumë amerikanë kishin bërë plane rregullime udhëtimi për pushimet.

“Shtyrja e udhëtimit dhe qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët këtë vit,” thotë deklarata e CDC-së.

Mbyllja e shkollave në Nju Jork

Sistemi i shkollave publike në qytetin e Nju Jorkut, më i madhi në SHBA i parë sistem i madh shkollash që u rihap gjatë pandemisë së koronavirusit, u mbyll përsëri të enjten për shkak të një numri në rritje të rasteve COVID-19 në qytet.

“Na duhet të luftojmë valën e dytë. Shkollat tona kanë qenë të sigurta, jashtëzakonisht të sigurta. Duhet t’i mbajmë të tilla. Nuk mund të vazhdojmë thjesht me një strategji që ka funksionuar më parë kur kushtet po ndryshojnë, kemi nevojë për rikalibrim”, tha Kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 2 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 3 minutash
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 9 orësh

“Kemi nevojë të dalim me rregulla edhe më të rrepta për t’i bërë shkollat të funksionojnë dhe testimi do të jetë absolutisht i rëndësishëm”.

Zoti De Blasio tha gjithashtu se ka të ngjarë që brenda dy javësh të ndalohet ngrënia në ambiente të mbyllura të restoranteve në qytetin e Nju Jorkut si edhe se palestrat dhe bizneset e tjera do të duhet të mbyllen.

Koha të Reja mbylljeje

Shtetet e Ohajos dhe Kalifornisë kanë vendosur ndalim qarkullimi nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit në një përpjekje për të kontrolluar valën e koronavirusit. Ohajo e filloi të enjten ndalim qarkullimin që do të jetë në fuqi për 21 ditë. Në Kaliforni, masat e izolimit fillojnë të shtunën në mbrëmje për 41 nga 58 qarqet e shtetit, që do të jenë në fuqi deri më 21 dhjetor.

Pandemia sjell rënie në gazet që shkaktojnë efektin serë në SHBA

Një studim nga Bloomberg-NEF ka zbuluar se gazet që shkaktojnë efektin serë të shkaktuara nga ekonomia amerikane pritet të bien 9.2% këtë vit, një nivel që do të ishte më i ulëti në 30 vjet.

Këto nivele të reja i fusin Shtetet e Bashkuara në rrugën e duhur për të përmbushur angazhimet e saj për marrëveshjen e klimës së Parisit që SHBA e nënshkroi gjatë administratës së ish-Presidentit Obama. Por Presidenti Donald Trump i nxorri Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja. /VOA/

Etiketat e lidhura

Pentagoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 2 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 3 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.