SHBA nis luftën frontale me ISIS

SHBA ka nisur ditën e djeshme Divizionin 101 në Irak për të nisur mësymjen e madhe ndaj xhihadistëve. Sipas sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-vë, trupat elitë amerikane do të ndihmojnë në stërvitjen e trupave tokësore irakene në mësymjen ndaj Mosulit. “Shumë shpejt do të jemi operativë në Bagdad dhe Erbil për të stërvitur dhe këshilluar ushtrinë irakene si dhe forcat peshmerga kurde. Në muajt e ardhshëm do të nisim mësymjen e madhe për të çliruar Mosulin nga xhihadistët”, tha sekretari i Mbrojtjes Ash Carter. Mosuli u pushtua nga IS në majin e 2014. “Çlirimi i Mosulit do të jetë përcaktues në fitoren ndaj Shtetit Islamik. Por çlirimi i tij nuk do jetë gjë e lehtë”, tha Carter. Ai pohoi se në Siri dhe Irak Amerika ka nisur elitën e ushtrisë pa dhënë detaje se çfarë operacionesh do të kryejnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?