SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione që çojnë në identifikimin apo vendndodhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, si dhe të disa zyrtarëve të tjerë të lartë iranianë.

Në listën e publikuar përfshihen gjithashtu ministri i Brendshëm Eskandar Momeni, ministri i Inteligjencës dhe Sigurisë Esmail Khatib dhe shefi i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare Ali Larijani, së bashku me një këshilltar të Udhëheqësit Suprem dhe një komandant të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit tha se këta individë janë të përfshirë në drejtimin e strukturave të IRGC-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këta individë komandojnë dhe drejtojnë elementë të ndryshëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i cili planifikon, organizon dhe ekzekuton akte terrorizmi në mbarë botën”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje personave që kanë informacione të përdorin kanale të sigurta komunikimi, përfshirë aplikacione të enkriptuara si Tor apo Signal, për të dërguar të dhënat.

Zhvillimi vjen në një moment tensionesh të larta në rajon. Babai i Mojtaba Khameneit, Ayatollah Ali Khamenei, raportohet se u vra në një bombardim më 28 shkurt, në fillim të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Ndërkohë, Mojtaba Khamenei thuhet se është plagosur dhe nuk është shfaqur në publik që nga ajo kohë. Më 13 mars, një deklaratë e shkruar në emër të tij u publikua nga mediat shtetërore iraniane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?