Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 22:59 Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe gola në Champions League, ku skuadrat dhuruan spektakël në ndeshjet e vlefshme për xhiron e pestë. Real…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA: Përgjigje “të pashembullt” nëse Koreja e Veriut kryen test bërthamor

Bota E mërkurë, 26 Tetor 2022 08:48
SHBA: Përgjigje “të pashembullt” nëse Koreja e Veriut kryen test bërthamor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar për një përgjigje në shkallë “të pashembullt”, nëse Koreja e Veriut kryen testin e shtatë të bombave bërthamore.

Uashingtoni dhe aleatët besojnë se Koreja e Veriut mund të rinisë testimin e bombave bërthamore, për herë të parë që nga viti 2017.

“Ne u pajtuam se një përgjigje në shkallë të pashembullt do të ishte e nevojshme nëse Koreja e Veriut kryen testimin e shtatë bërthamor”, tha në një konferencë për media në Tokio zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Hyun-dong.

Cho po fliste përkrah homologëve të tij nga Japonia dhe SHBA-ja, zëvendësministrin e Jashtëm Takeo Mori, dhe zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit, Wendy Sherman.

“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të përmbahet nga provokimet e mëtejme”, tha Sherman, duke shtuar se ky shtet bën veprime “të pamatura dhe jashtëzakonisht destabilizuese” për rajonin.

Koreja e Veriut ka testuar një numër të paprecedentë të armëve gjatë këtij viti, duke lëshuar dhjetëra raketa balistike, përfshirë edhe një që fluturoi mbi Japoni.

I zemëruar nga aktivitetet ushtarake të Koresë së Jugut, Phenjani javën e kaluar lëshoi një breshëri plumbash nga bregdeti i tij, në shenjë paralajmërimi për fqinjin e tij në jug.

Në shtator, avionmbajtësi amerikan USS Ronald Reagan, dhe anije të tjera, mbajtën stërvitje të përbashkëta ushtarake me forcat jugkoreane në përgjigje të testimeve të raketave balistike nga Veriu. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që një avionmbajtës amerikan u përfshi në stërvitje ushtarake me Korenë e Jugut./REL/

Mund t'ju interesojë

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Para 4 orësh
Ditari i Papa Françeskut: Kam parë djallin tri herë

Ditari i Papa Françeskut: Kam parë djallin tri herë

Para 7 orësh
“Superhëna”, si po e përjeton bota fenomenin e rrallë natyror

“Superhëna”, si po e përjeton bota fenomenin e rrallë natyror

Para 8 orësh

Etiketat e lidhura

shba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 3 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde
Para 3 orësh

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky
Para 4 orësh

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit
Para 4 orësh

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 4 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 4 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 9 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 6 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.