SHBA: Plani i paqes së Zelensky nuk ka një strategji

“Plani i fitores” i përgatitur nga Volodymyr Zelensky nuk i ka bërë “përshtypje” administratës amerikane. Kështu shkruan media e njohur amerikane “Wall Street Journal”, duke cituar burime pranë Shtëpisë së Bardhë.

Administrata Biden është e shqetësuar se planit të liderit ukrainas i mungon një strategji gjithëpërfshirëse dhe nuk është gjë tjetër veçse një thirrje për më shumë armë dhe heqjen e kufizimeve për raketat me rreze të gjatë veprimi, thanë zyrtarët amerikanë.

“Nuk më bën përshtypje, nuk ka asgjë të re,” tha një nga zyrtarët e lartë.

Për muaj të tërë, Presidenti Zelensky e faturoi planin si një kornizë për të mposhtur Rusinë dhe ai do të informojë Presidentin Biden mbi specifikat të enjten gjatë një takimi të profilit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, hera e parë që administrata Biden do të dëgjojë kornizën në tërësinë e saj. Por, zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë që kanë njohuri për skicat e përgjithshme të planit thonë se ai nuk ofron një rrugë të qartë për një fitore të Ukrainës, veçanërisht pasi forcat ruse bëjnë fitime të ngadalta, por të qëndrueshme në fushën e betejës.

Pozicioni i SHBA-së është përballur me një reagim të ashpër nga një numër liderësh evropianë, të cilët besojnë se pas 2 vjet e gjysmë, Ukraina ka fituar të drejtën për t’iu kundërvënë forcave ruse pa asnjë pengesë. Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë, disa liderë botërorë ishin dukshëm të frustruar.

Sakaq, Kremlini bën të ditur se Rusia nuk ka plane për të rritur arsenalet e saj bërthamore, “planet e këtij lloji nuk u diskutuan dhe nuk pati deklarata në lidhje me këtë” në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit rus, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov.

Ndërkohë, Ukraina bën me dije se të paktën katër raketa hipersonike Kinzhal u lëshuan nga një luftëtar rus MiG-31K drejt territorit ukrainas: kjo u njoftua nga Forcat Ajrore të Kievit, duke shtuar se një alarm kundërajror u ndez në të gjithë vendin.

Si rrjedhojë trupat ruse kanë pushtuar qytetin Ukrainsk, në rajonin Donetsk të Ukrainës, sipas asaj që është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës, çka përëbn një avancim të mëtejshëm të forcave ruse.

SHKARKO APP