SHBA, protesta masive për rrogën minimale

Zgjerohet gjithnjë e më shumë protesta për rritjen e rrogës minimale në Shtetet e Bashkuara. Me thirrjen “Luftoni për 15 dollarë”, mijëra manifestues kanë marshuar nga një skaj i vendit në tjetrin, duke kërkuar rritjen në 15 USD.

Nën sulmin e protestuesve ka qenë sidomos McDonalds, zinxhiri më i madh në botë i ushqimit të shpejtë, ku rroga mesatare është rreth 8 dollarë në orë.

Gjigandi i hamburgerëve ndodhet nën shënjestër edhe për pushtetin e tij influencues në caktimin e rrogave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Nju Jork, manifestuesit kanë përfituar nga një tubim republikan në Midtaun, ku ishte i pranishëm edhe pretendenti për kandidat Donald Trump, për të ngritur zërin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në Los Anxheles amerikanët kanë marshuar me një parrullë të gjatë ku shkruhej “McJobs na ka dëmtuar të gjithëve”.

Por protesta ka shkuar përtej kufijve amerikanë. Manifestues të shumtë janë mbledhur edhe përpara selisë së McDonalds në parkun Euro Disney në Paris, si dhe përpara selisë së dyqanit në Korenë e Jugut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?