SHBA publikon të dhënat e sigurisë për vaksinën e grupit Pfizer

Rregullatorët shëndetësorë në SHBA, konfirmuan sot se vaksina e koronavirusit Pfizer/BioNTech Covid është 95% efektive, çka i hap rrugë aprovimit zyrtar të saj atje për përdorim emergjence. Adminsitrata amerikane pritet të japë të enjten aprovimin e saj zyrtar për injeksionin.

Mes detajeve të tjera thuhej se të dhënat e testimeve “i përshtaten” rekomandimeve dhe kritereve për përdorim emergjence. Në Britani vaksina është miratuar javës që shkoi. Krye-mjeku infeksionist i SHBA, Dr Anthony Fauci, kërkoi falje për disa komente të mëparshme ku dukej se kritikonte vendimin britanik për aprovimin e vaksinës Pfizer/BioNTech.

Ai tha për rrjetin BBC se procesi amerikan “kërkon më shumë kohë se ai në Britani. Nuk desha të nënkuptoj mungesë aftësie në këtë drejtim”. Në materialet e publikuara nga adminsitrata amerikane tregohej se vaksina është 95% efektive kundër Covid-19, sic ishte deklaruar nga vetë kompania prodhuese Pfizer. Dy doza të saj nevojiten për krijimin e mbrojtjes së plotë, të cilat japin nivele të ngjashme mbrojtjeje, si personat që e kanë kaluar infeksionin Covid 19.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?