SHBA regjistron 568 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, rriten të infektuarit e rinj

Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 568 të vdekur nga koronavirus sipas të dhënave të të “Johns Hopkins Universitety”.

Kjo është dita e dhjetë radhazi ku në SHBA regjistrohen më pak se një mijë të vdekur. SHBA është shteti më i prekur nga COVID-19 me 2 255 119 të infektuar nga të cilët kanë ndërruar jetë 119,719 persona.

Rreth 20 shtete amerikane kohët e fundit kanë parë një sulm të infeksioneve, ndërsa epiqendra e virusit nga New York-u është zhvendosur në verilindje, në jug dhe perëndim.

Pas rënies nën 20 000, bilanci ditor i infeksioneve të reja të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara është rritur në 30,000 dhe më lart gjatë ditëve të fundit.

Por ekziston ende frika për një valë të dytë të infeksioneve nga Covid-19 pas rihapjes së shteteve të ndryshme dhe protestave masive kundër dhunës policore dhe racizmit që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara javët e fundit.

SHKARKO APP