SHBA regjistron 58 355 të vdekur nga koronavirusi, shifrat ia kalojnë dhe luftës së Vietnamit

Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 2 200 të vdekur nga koornavirusi, duke e çuar në 58. 355 numrin total. Krahasur me një ditë më parë, ku numri i viktimave ishte 1303 kemi një rritje.

SHBA-ja është vendi i parë në botë me 56 245 të vdekur nga koronavirusi ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar 1 012 583 persona sipas të dhënave të Universitetit ‘John Hopkins’.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA i kalon dhe ato të luftës në Vietnam, që ishin me 58 220 viktima. Lufta në Vietnam zgjati 20 vjet nga 1 nëntori 1955 e deri 30 prill 1975. 58 220 ushtarë amerikanë ranë ne këtë luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?