SHBA, rreth 300 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në SHBA ka shkuar në 299.877, prej të cilëve 2.992 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 221.675, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 16.055.427. Në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 9,33 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në rreth 215,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 1,48 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Neë York, me gjithsej 35.326 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,8 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,78 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?