FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA, sanksione të reja ekonomike kundër Koresë së Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump të enjten vendosi sanksione të reja ekonomike kundër Koresë së Veriut për kërcënimin e saj bërthamor, duke vënë në shënjestër individët dhe bizneset që financojnë tregtinë me regjimin e izoluar komunist të Phenianit dhe atyre që financojnë zhvillimin e armëve.

Presidenti amerikan e ka quajtur programin bërthamor dhe atë të raketave balistike të Koresë së Veriut si “një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në botën tonë dhe është e papranueshme që të tjerët të mbështesin financiarisht këtë regjim mashtrues kriminal. Regjimi brutal i Koresë së Veriut nuk respekton qytetarët e vet dhe as sovranitetin e vendeve të tjera.”

Në të njëjtën kohë, Presidenti Trump tha se banka qendrore e Kinës ka urdhëruar ndalimin e tregtisë me Korenë e Veriut, megjithëse nuk ka konfirmim të menjëhershëm nga Pekini, i cili për shumë kohë ka qenë partneri kryesor tregtar i Phenianit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Trump, i cili prej kohësh ka kërkuar ndihmën e Kinës për kufizimin e programeve të prodhimit të armëve të Koresë së Veriut, përshëndeti lëvizjen e Pekinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Trump tha se sanksionet e reja amerikane autorizojnë Departamentin amerikan të Thesarit që “të vërë në shënjestër çdo individ ose entitet që bën tregti të konsiderueshme në mallra, shërbime apo teknologji me Korenë e Veriut”.

Presidenti Trump e bëri njoftimin mbi sanksionet e reja së bashku me Presidentin e Koresë së Jugut Mon Jae-in dhe kryeministrin japonez Shinzo Abe, të cilët përshëndetën veprimin amerikan, ndërsa po takoheshin gjatë punimeve të takimit vjetor të Asameblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?