SHBA shpërthen sërish në protesta kundër Trump
Kandidati republikan në garën presidenciale po has jo pak telashe në fushatën e tij në Kaliforni, teksa qindra protestues kanë tentuar që të bllokojnë për të dytën herë, zhvillimin e një takimit të miliarderit me mbështetësit e tij.
Trump kishte thirrur një mbledhje në Burlingame, pranë një hoteli ku po qëndronte dhe gjatë kohës që të gjithë prisnin fillimin e fjalimit të tij, qytetarët që kundërshtojnë ashpër premtimet e bëra prej tij thyen barrierat e ngritura nga forcat e sigurisë, me qëllim bllokimin e eventit.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak orë pasi protestuesit tentuan të bllokojnë një tjetër takim të Donald Trump në qytetin kalifornian Costa Mesa. Veprimet e protestuesve i detyronin organizatorët që të shtyjnë zhvillimin e takimit ndërkohë që miliarderi përdori një rrugë të cuditshme për t’u futur në ambientet e hotelit.
Pas nisjes së tubimit të tij, Trump përdori edhe njëherë retorikën e tij karakteristike për të ironizuar protestën. ‘Kur u futa këtu mu duke sikur po kaloja kufurin‘, tha ai duke i qëndruar edhe njëherë besnik premtimit të tij në lidhje me ndërtimin e një muri gjigand për gjatë kufirit jurgor me Meksikën për të parandaluar emigracionin e jashtëligjshëm. Në mbyllje ai sulmoi kandidatin tjetër republikan Ted Cruz, duke thënë se senatori i Teksasit nuk ka asnjë shans përballë tij në garën presidenciale.
KOHA JONË SONDAZH

