SHBA shtoi 245 mijë vende pune në nëntor

Shtetet e Bashkuara shtuan 245,000 vende të reja pune në nëntor, shifra më e ulët që nga prilli dhe treguesi i fundit se punësimi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë një shpërthimi të ri të koronavirusit në vend.

Departamenti i Punës njoftoi të premten se niveli i papunësisë në nëntor u përmirësua në 6.7% nga 6.9% që ishte në tetor.

Vendet e reja të punës në nëntor ishin shumë më pak nga 610,000 të shtuara në tetor dhe për të pestin muaj me rradhë rritja e punësimit është ngadalësuar në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i së premtes pasqyron ngurrimin ose pamundësinë e dukshme të punëdhënësve për të punësuar njerëz pasi një valë tjetër e infeksioneve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka vendosur rekorde të reja ditore, duke i detyruar ata të mbyllin përsëri bizneset e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në SHBA tani ka rreth 10 milionë më pak vende pune sesa ç’kishte para pandemisë.

Punësimi më i shpejtë i njerëzve që u pushuan nga puna gjatë recesionit të shkaktuar nga pandemia do t’i ndihmonte ata të ktheheshin përsëri në tregun e punës. Por ardhja e dimrit mund të dekurajojë shpenzimet dhe krijimin e vendeve të punës, veçanërisht në restorante dhe sektorë të tjerë që deri tani janë mbështetur më shumë në aktivitetin e biznesit të tyre në ambjentet e jashtme.

Kongresi ka rinisur përpjekjet për të miratuar një paketë tjetër të ndihmës ekonomike për miliona të papunë në Shtetet e Bashkuara. Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një marrëveshje ditët e ardhshme, të papunët do të mbeten pa ndihmë federale ose shtetërore pas Krishtlindjeve.VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?