SHBA, sulm me armë zjarri në kinema

 

Dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një kinema në qytetin Lafajete të Luizianës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes ku një person i armatosur ka hapur zjarr në ambientet e një kinemaje duke shkaktuar dy viktima para se të vriste veten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia nuk ka dhënë detaje të hollësishme për ngjarjen por ka informuar se sulmuesi ishte një mashkull rreth 58-vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarët thanë se të shtënat janë rregjistruar 20 minuta pas fillimit të filmit. Mendohet se gjatë sulmit me armë zjarri në ndërtesë ndodheshin rreth 100 persona.

Guvernatori I Luizianës i cili mbërriti në vendngjarje u tha gazetarëve se kjo është një natë e zezë për Luizianën dhe SHBA-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?