SHBA-të “i falen” Rusisë: Na ndihmoni për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka kërkuar ndihmë nga ministri i Jashtëm i Rusisë, lidhur me qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për të ndalur shkeljet e armëpushimit atje.

Kështu, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Kerry i ka thënë Sergei Lavrovit përmes telefonit se “urgjentisht duhet kërkuar nga Assadi që t’u bindet rregullave të armëpushimit”.

Kirby u ka thënë gjithashtu gazetarëve se veprimet e qeverisë siriane në Aleppo dhe rreth tij, po përkrahen nga sulmet ajrore të Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Kerry i ka thënë Lavrovit se ‘Shtetet e Bashkuara presin nga Rusia që të kërkojë nga regjimi që t’u bindet rregullave të armëpushimit dhe se SHBA do të punojë me opozitën, për ta bërë të njejtën gjë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?