SHBA të “kryqëzuara” nga pandemia, arrin në 500 mijë numri i viktimave
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë afruar pragut tragjik të 500 mijë jetëve të humbura si pasojë e Covid-19.
Rreth 90 mijë amerikanë nuk i mbijetuan dot virusit vdekjeprurës në harkun e një muaji, dhe 90 mijë të tjerë parashikohet të vdesin nga sëmundja brenda 1 qershorit.
Sipas kryeinfeksionistit të SHBA-së, Antoni Fauçi, pandemia në vend mund të ekzistojë rrezikshëm edhe në vitin 2022.
Shtetet e Bashkuara aktualisht mbajnë vendin e parë në botë, si për të infektuarit, edhe për viktimat e covid-19.
Rreth 30 milionë persona raportohet të jenë prekur nga virusi, sa trefishi i vendit të dytë apo të tretë, India dhe Meksika.
Presidenti amerikan, Xho Bajden, pritet ta shënojë këtë moment me një minutë heshtjeje në Shtëpinë e Bardhë.
Ai ka akuzuar paraardhësin, Donald Tramp, për situatën dhe për fushatën e ngadaltë të vaksinimit në vend.
Rreth 1,6 milionë doza po injektohen çdo ditë dhe objektivi është të vaksinohen 100 milionë veta brenda muajit prill.
Vaksinat mësohet se po e përmirësojnë bilancin ditor, pasi rastet e reja po ulen ndjeshëm, viktimat po ashtu.
Shqetësimi i vetëm mbetet variantet e reja të virusit.
Pacienti i parë me simptoma të kovidit-19 në SHBA u zbulua më 13 janar 2020 pasi kthimit nga epiqendra fillestare e epidemisë, nga qyteti Uhan i Kinës.