SHBA: Të ndalojmë Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit nga turi aziatik tha se shtetet e rajonit, përfshirë edhe Kinën janë takuar në një linjë të përbashkët kundër kërcënimit të Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency.

“Ne duhet ta pastrojmë Korenë e Veriut nga armët bërthamore. Një nga qëllimet kryesore të vizitës sime ishte për ta bashkuar botën kundër së keqes së Koresë së Veriut”, tha Trump.

Duke i vlerësuar vizitat e tij në Japoni, Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine, Trump tha se “për këtë çështje janë në të njëjtën linjë me presidentin e Kinës Xi Jinping dhe se ndihet i kënaqur me këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?