SHBA-të shqyrtojnë planin për marrjen nën kontroll të ishullit iranian Kharg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të pushtojnë ishullin Kharg në Gjirin Persik, i cili i përket Iranit, shkruan Axios.

Zyrtarët amerikanë diskutuan mundësinë e pushtimit të ishullit, i cili është terminali kryesor i eksportit të naftës së Iranit, transmeton Telegrafi.

Rreth 90% e eksporteve të naftës bruto të Iranit kalojnë nëpër këtë ishull, duke e bërë atë shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishulli Kharg ndodhet 25 kilometra larg bregdetit të Iranit dhe 483 kilometra në veriperëndim të Ngushticës së Hormuzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipërfaqja e tij është 25 km², gjatësia e tij është 8 kilometra dhe gjerësia e tij është 4.5 kilometra.

Ky ishull strehon terminalin më të madh të naftës së Iranit (mbi 90% të eksporteve iraniane të naftës dhe produkteve të naftës), i cili u dëmtua gjatë luftës Iran-Irak të viteve 1980-1988.

Ky terminal menaxhohet nga kompania shtetërore iraniane “Iranian Oil Terminals Company”, e cila është një degë e monopolit kombëtar të naftës – “National Iranian Oil Company”. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?