SHBA thirrje Izraelit: Po zëvendëson një fitore taktike me një humbje strategjike
SHBA-ja i ka bërë thirrje Izraelit të ndërmarrë më tepër veprime për t’i mbrojtur civilët në Gaza, raporton “BBC”.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka thënë se Izraeli “ka përgjegjësi morale” për t’i mbrojtur civilët.
“Nëse i shtyn ata drejt duarve të armikut, atëherë e zëvendëson një fitore taktike me një humbje strategjike”, ka thënë Austin në një ngjarje në Kalifornia.
Ai ka shtuar se SHBA-ja do të qëndrojë përkrahë Izraelit, por u ka bërë thirrje krerëve izraelitë që të lejojnë më tepër ndihma humanitare në Gaza.
Komentet e tij erdhën pasi të shtunën forcat izraelite intensifikuan sulmet në jug të Gazas.
Mark Regev, këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë për “BBC Israel”, se vendi i tij do të bëjë angazhim maksimal për “të mos pasur viktima civile”.