SHBA thirrje të fortë Rusisë: Mos guxoni të bllokoni Detin e Zi

Departamenti Amerikan i Shtetit, reagoi ashpër ndaj planeve ruse për të bllokuar pjesë të Detit të Zi, pasi i ka cilësuar si “përshkallëzim të paprovokuar” të situatës. Një bllokim i tillë mund të bëjë që të pengohet hyrja në portet e Ukrainës.

Ishte shtypi rusi ai që raportoi fillimisht se Moska ka ndërmend të ndërmend të mbyllë për 6 muaj disa pjesë të Detit të Zi për anijet e huaja ushtarake, ç’ka do të krijonte ngërçe të hyrjes në portet ukrainase në Detin Azov, i cili është i lidhur me Detin e Zi përmes ngushticës Kerç.

Ngushtica ndodhet në lindje të gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia më 2014. “Ky paraqet edhe një përshkallëzim tjetër të paprovokuar në fushatën e vazhdueshme të Moskës për të minuar dhe destabilizuar Ukrainën“, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.”Ky zhvillim është veçanërisht shqetësues pas raportimit për grumbullimin e trupave ruse rreth kufijve të Ukrainës“, shtoi ai.

Fotografitë e fundit, video-incizimet dhe të dhëna tjera, tregojnë për rritje të prezencës së ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën dhe Gadishullin e Krimesë, që Moska e ka aneksuar më 2014. Këto të dhëna kanë rritur shqetësimet se Rusia është duke u përgatitur për dërgim të forcave në Ukrainë.Disa analistë kanë thënë se veprimet e fundit të Rusisë mund të jenë test për administratën Biden dhe përkushtimin që ka ndaj Ukrainës.

SHKARKO APP