“SHBA tradhton sirianët, si hebrenjtë kur s’i shpëtoi nga nazizmi”
Refuzimi i Kongresit Amerikan për të pritur dhjetë mijë refugjatë sirianë dhe irakenë ka hapur shumë polemika në SHBA.
Gazetarja Dara Lind e rrjetit “Vox” ka shkruajtur një artikull duke krahasuar refuzimin e djeshëm me atë që iu bë hebrenjve të persekutuar nga nazizmi në vititn 1939.
“Refuzimi i hebrenjve që donin të shpëtonin nga kthetrat e nazizmit po kushtëzon ende politikën tonë të jashtme me refugjatët. SHBA mund të shpëtonte mijëra hebrenj nga vdekja në 1939 por nuk e bëri. Të njëjtin gabim duket se po e bën edhe me refugjatët sirianë dhe irakenë”, shkruan Lind për “Vox”.
Kongresi rrëzoi propozimin e Obamës për të pritur 10 mijë refugjatë duke e hedhur poshtë kërkesën e tij, madje me ndihmën e votave të 50 dekoratëve. Një goditje e rëndë për Shtëpinë e Bardhë dhe politikën e saj të jashtme.
“SHBA refuzoi në 1939 kërkesën për të pritur 20 mijë fëmijë hebrenj dhe t’u garantonte atyre shpëtimin. Kjo është një njollë në ndërgjegjen e kombit tonë. Politikat e azilit që SHBA ka tani janë një kompensim i dështimit që pati gjatë kohës së Holokaustit”, shkruan Lind.