SHBA vendos filtër të ri për investimet e huaja, prioritet siguria kombëtare
Partneritetet publike–private në Shqipëri pritet të kalojnë në një filtër të ri amerikan, i cili do të shqyrtojë investimet e huaja me qëllim garantimin e marrëveshjeve të drejta ekonomike dhe mbrojtjen nga aktorët keqdashës. Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë, duke krijuar një klimë më të sigurt dhe të hapur për investitorët e huaj, veçanërisht për kompanitë amerikane që operojnë në territorin shqiptar.
Ambasada e SHBA-së sqaroi se mekanizmi i ri për shqyrtimin e investimeve është një praktikë juridike e përdorur gjerësisht për të eliminuar kërkesat potencialisht të dëmshme dhe për të mbrojtur sektorët kritikë të një vendi. Qëllimi është forcimi i sigurisë kombëtare dhe krijimi i një ambienti të parashikueshëm e të drejtë për bizneset ndërkombëtare.
Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të vlerësojnë investimet e huaja për të siguruar që ato nuk paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare. Një mekanizëm i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorë keqdashës dhe do të mbështeste një mjedis investimesh të hapur dhe transparent, të drejtë dhe të parashikueshëm për kompanitë amerikane dhe të tjera, duke forcuar rolin e Shqipërisë si partner i besuar në ekonominë globale,” thuhet në reagimin zyrtar.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur prosperitetin ekonomik dhe partneritete të drejta për amerikanët, përfshirë bizneset amerikane në Shqipëri, si dhe për të forcuar sigurinë e teknologjive kritike,” theksoi zyrtari amerikan, duke shtuar se SHBA-ja vazhdon të ndajë ekspertizë dhe asistencë teknike me Shqipërinë përmes programeve të ndryshme dhe shkëmbimeve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë.
KOHA JONË SONDAZH

