Shefi i MI5: ISIS, sulme masive në Angli
Adrew Parker, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Sigurisë në Britaninë e Madhe, gjatë një fjalimi ka paralajmëruar se i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) është duke planifikuar sulm “me viktima në masë” në Britaninë e Madhe.
Teksa shton se vitin e kaluar janë parandaluar 6 sulme terroriste, të planifikuara në vendin e tij
“ISIS ka përdorur mjete moderne të komunikimit për të shpërndarë mesazhin e tij, për të inspiruar ekstremistët që të kryejnë sulme ku të mundin”, tha Parker.
Dhe sipas tij, kërcënimi nga ISIS për vendin e tij “nuk ka shenja se do të zvogëlohet”, duke marrë këtu parasysh faktin se janë plot 780 ekstremistë nga Anglia që kanë udhëtuar në Siri për të luftuar krah tij.