Shefi i PFIZER: Covid nuk do të zhduket, por jeta së shpejti mund të kthehet në normalitet

”Jeta së shpejti mund të kthehet në normalitet”,- thotë shefi i Pfizer Inc. Albert Bourla.

Prodhuesi amerikan i barnave po prezanton një pilulë antivirale të quajtur Paxlovid që ka treguar se redukton ndjeshëm shtrimet në spital dhe vdekjet nga Covid-19 në provat klinike.

Bourla tha se pandemia së shpejti mund të kalojë në një fazë endemike në të cilën do të na duhet të mësojmë të jetojmë me virusin, ashtu siç bëjnë me gripin. Ai paralajmëron se kjo nuk do të thotë se koronavirusi i ri do të zhduket.

SHKARKO APP