Shefi i shtabit vodhi 20 mln dollarë, bleu një vilë

Një ish-shef shtabi në Nigeri është nën akuzë pasi ka vjedhur 20 milionë dollarë nga forcat ajrore për të blerë një vilë.

Marshalli i forcave ajrore, Alex Badeh, tashmë në pension, i ka mohuar dhjetë akuzat ndaj tij.

Ai u emërua shef shtabi rreth dy vjet më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

BBC thotë se Badeh është i fundmi në listën e zyrtarëve të lartë që akuzohen se kanë vjedhur miliarda nga forcat e armatosura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Badeh akuzohet se ka përdorur fondet për të blerë një vilë në kryeqytet, Abuja.

Më shumë se 1 milionë dollarë në cash iu gjetën në një prej shtëpive të tij.

Ai u emërua në kohën kur ushtria ishte nën kritikë pasi nuk po e luftonte siç duhet grupimin militant Boko Haram.

Një hetim zbuloi se 2 miliardë dollarë që ishin projektuar për të blerë armë për të luftuar Boko Haram, ishin zhdukur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?