FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sheiku blen apartamente marramendëse për familjen dhe stafin

Një sheik i pasur nga Arabia ka blerë dy apartamente luksoze në Knightsbridge për t’ia lënë familjes së tij dhe stafit që kujdeset për ta. Apartamenti i familjes ka kushtuar 17 milionë dollarë, ndërsa ai për punëtorët që është vetëm 10 minuta larg ka kushtuar 8 milionë. Ky rast përfaqëson shitjen me vlerën më të lartë në atë zonë pas dy vitesh. Sheiku, emri i të cilit nuk është zbuluar zotëron disa qendra tregtare dhe ambientet ku shiten makinat luksoze. Apartamenti i familjes së tij ka pesë dhoma, ndërsa tjetri ka katër, të cilat janë ridekoruar me motive kontemporane. “Kjo marrëveshje prej 25 milionë paund është një ndër shitjet rekord për këtë zonë dhe shitja më e madhe për dy vite.  Kjo gjë tregon se Londra mbetet vendi kryesor për zgjedhjen e personave të pasur”, tha menaxherja Becky Fatemi për Dailymail. Ajo shtoi se marrëveshjet luksoze me vlerë mbi 10 milionë paund bëhen nga blerës që janë shumë kërkues në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?