Shembet kisha gjatë meshës së Pashkëve, 13 të vdekur
Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas shembjes së një kishe në Afrikën e Jugut ndërsa po mbaheshin shërbimet e Pashkëve.
Shërbimet e emergjencës thanë se 29 vetë u nxituan në spital pas rrëzimit të kishën në krahinën bregdetare të KëaZulu-Natal.
Policia lokale e lidhi tragjedinë me reshjet e mëdha të shiut që përfshinë zonën mbrëmjen e së enjtes.
Mediat raportojnë se disa njerëz po flinin kur muret u shembën.
Ndërsa qeveria u ka premtuar familjeve të viktimave se do bëjë hetim të plotë për ngjarjen.