Shën Valentin, të dashuruarit këshillohen të mbajnë maska gjatë marrëdhënieve intime
14 shkurti është i popullarizuar edhe në Tajlandë, pasi shumë çifte dëshirojnë të martohen atë ditë. Ndërsa rastet e Covid-19 rriten në mbretëri, autoritetet janë shqetësuar për disa festime të Ditës së Shën Valentinit.
“Covid nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, por kapja e Covid-it është e mundur përmes frymëmarrjes me kontakt të ngushtë dhe shkëmbimit të pështymës”, tha për AFP drejtori i Byrosë së Shëndetit Riprodhues Bunyarit Sukrat, duke shtuar se “mbajtja e maskave për fytyrën gjatë kryerjes së marrëdhënieve” mund të zvogëlojë rrezikun.
Dr. Suwanchai Wattanayingcharoen, shprehu mbështetjen për përdorimin e një aplikacioni celular që vlerëson rrezikun e ekspozimit ndaj Covid në restorante dhe për kryerjen e një testi të shpejtë të antigjenit.