Shërohet nga koronavirusi, Silvio Berlusconi lë spitalin: Ishte prova më e vështirë e jetës sime

“Faleminderit të gjithëve, ishte prova më e vështirë e jetës sime”. Këto kanë qenë fjalët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi duke lënë spitalin San Raffaele në Milano pas 11 ditësh i shtruar.

‘Edhe këtë herë ia hodha paq”- ka shtuar më tej Berlusconi duke i bërë të gjithëve një apel për të mos nënvlerësuar rreziqet e këtij virusi të tmerrshëm.

“Mbështetja që kam pasur këto ditë rreth meje më bëri të kaloja momentet e mia më të vështira-përfundoi ish kryeministri Berlusconi.

Ish-kryeministri 84 vjeç u shtua në spital dy ditë pasi doli pozitiv më 3 shtator. “Gjëja themelore në lidhje me sëmundjen e Berlusconit nuk ishte aq shumë terapia e ndjekur sapo ai hyri në spital, por ishte shtrimi në spital në momentin e duhur”- tha më herët mjeku personali Berlusconit.

Epidemologët më të njohur në botë kanë bërë analiza të situatës së fundit nga koronavirusi dhe pavarësisht shtimit të rasteve të reja gjatë muajve të verës, agresiviteti i virusit nuk është i njëjtë me atë të muajve prill-mars.

Megjithatë, ata bëjnë thirrje sërish që qytetarët të zbatojnë në mënyrë rigoroze protokollet e higjienës dhe të distancimit social.

SHKARKO APP