Sherr brenda koalicionit, kryeministri jep dorëheqjen

Këtë të hënë kryeministri letonez, Krisjanis Karins ka dhënë dorëheqjen, duke fajësuar raportet jo shumë të mira mes partive në koalicion. Ai fajësoi partnerët e koalicionit se bllokojnë punën për prosperitet dhe rritje ekonomike. “Këtë të enjte do t’ia paraqes presidentit dorëheqjen time dhe të këtij kabineti”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Partia e qendrës së djathtë të Unitetit të Karins fitoi zgjedhjet kombëtare në tetor 2022, duke fituar 26 nga 100 vendet në një parlament, ku përfaqësohen shtatë parti.

Partia e Karins qeveriste vendin prej 1.9 milionë banorësh, me mbështetjen e Aleancës Kombëtare konservatore dhe Listës së Bashkuar të partive më të vogla duke i dhënë atij një shumicë të ngushtë parlamentare.

SHKARKO APP