Sherri mes të rinjve përfundon në tragjedi, djali vrit*et në sytë e nënës
Bota E Mërkurë, 30 Gusht 2023 21:51
Një i ri ka humbur jetën, pasi u godit me thikë brenda stacionit të trenit në kulmin e një sherri në Itali. 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Autorë të sulmit janë dy persona, të cilët më pas u arratisën dhe tashmë janë në kërkim nga policia. Drama ndodhi përballë nënës së djalit, e cila ishte me të në stacion.