Sheshel: Tensioni në Maqedoni, amerikanët duan ta rrëzojnë Gruevskin
Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i dënuar për krime lufte në Kosovë, ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” në lidhje me ngjarjet e sotme në Kumanovë.
Sheshel bën me faj amerikanët për incidentin e armatosur në Kumanovë dhe protestat e dhunshme në Shkup.
“Amerikanët po përdorin të gjitha mjetet për të rrëzuar qeverinë e Nikola Gruevskit, nga protestat e dhunshme në Shkup, te sulmet terroriste të shqiptarëve në Kumanovë”, shkruan Sheshel.